VIDEO / Haland i kushton golin, reagimi epik i tifozes kundërshtare pushton rrjetin. E publikon edhe vetë norvegjezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 20:13

VIDEO / Haland i kushton golin, reagimi epik i tifozes kundërshtare pushton rrjetin. E publikon edhe vetë norvegjezi

Erling Haland është kthyer sot në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol në fitoren e Borusia Dortmund ndaj Volfsburgut. Por në rrjetet sociale nuk po qarkullon goli i tij, por një veprim pasi çoi topin në rrjetë.

haland

Pasi shënoi në portën kundërshtare, Haland u drejtua nga tribunat dhe i kushtoi golin një tifozeje kundërshtare. Por me sa duket kjo e fundit nuk e mori me shumë sportivitet një veprim të tillë dhe iu kthye me një gjest aspak miqësor sulmuesit norvegjez.

Pamjet pushtuan rrjetet sociale, aq sa edhe vetë Haland i ka publikuar në adresën e tij në Twitter. “Kjo është arsyeja pse ne e dashurojmë futbollin”, shkruante Haland përkrah videos, duke treguar se ndryshe nga zonja në fjalë, ai e kishte marrë me shumë sportivitet atë reagim.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"