VIDEO/ Hakimi penalizon parizienët, Marseja dhe PSG-ja barazojnë mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 9:56

VIDEO/ Hakimi penalizon parizienët, Marseja dhe PSG-ja barazojnë mes tensionit

Superndeshja e javës së 11-të të kampionatit francez ka vendosur përballë PSG-në dhe Marsejën të cilat ndanë një barazim pa gola.

NEJMAR MESI

Të besuarit e Maurisio Poçetinos nuk kanë shkuar përtej një barazimi në një sfidë ku nuk mungoi tensioni.

Nga një gol i anuluar për ekip dhe katër kartonë të verdhë ndikuan në acarimin e nervave që kulmuan me daljen me karton të kuq të Hakimit që la parisienët në inferioritet për 40 minuta.

Sidoqoftë, PSG vijon të jetë e para me tetë pikë më shumë se Lensi i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"