VIDEO / Hakimi kthehet me gol, Poçetino feston rinovimin me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2021 | 23:07

VIDEO / Hakimi kthehet me gol, Poçetino feston rinovimin me fitore

Ashraf Hakimi ka treguar se këtë vit me të në fushë, PSG do të ketë një armë më shumë në dispozicion për të synuar triumfin në Francë, por mbi të gjitha në Ligën e Kampioneve që mbetet objektivi primar i klubit. Futbollisti maroken, i cili kishte munguar dy javë pas prezantimit të tij te parisienët për shkak të infektimit me COVID-19, sot është kthyer në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vendosur ndeshjen ndaj Orlean me një gol spektakolar.

hakimi

Poçetino kishte vendosur që në ndeshjen e tij të parë pas rinovimit me PSG të hidhte në fushë fillimisht të rinjtë, me vetëm Draksler e Ikardi që ishin emrat me eksperiencë. Kjo bëri që loja e PSG të ishte jo në nivelet ku pritej në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë të lojës ai vendosi të aktivizonte emra si Herrera, Diallo apo edhe vetë Hakimin, duke kthyer rrjedhën e ndeshjes.

Ishte pikërisht Hakimi ai i cili shënoi një nga golat e tij të zakonshëm, me një galopim nga e djathta pas shpinës së mbrojtjes, duke dërguar topin në rrjetë me një diagonale për t’i dhënë suksesin PSG dhe për të bërë Poçetinon të festonte me një sukses marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"