VIDEO/ “Hajduti bërtet kapni hajdutin”, Maliqi publikon pamjet pas akuzave të Albpetrolit: Ja si qëndron e vërteta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 15:09

VIDEO/ “Hajduti bërtet kapni hajdutin”, Maliqi publikon pamjet pas akuzave të Albpetrolit: Ja si qëndron e vërteta…

Ditën e sotme nëpërmjet gazetës “Panorama Sport”, drejtuesit e Albpetrolit kanë hedhur akuza të rënda për sa i përket arbitrimit në ndeshjen e tyre ndaj Maliqit, të cilët shprehen se juglindorët u ndihmuan haptazi nga arbitri kryesor Sylvio Dyrmishi.Maliqi

Menjëherë pas akuzave, ka reaguar edhe klubi i Maliqit, të cilët në faqen zyrtare në “Facebook” kanë publikuar një video ku tregojnë për një penallti të akorduar për ta javën që lamë pas dhe një penallti në favor të Albpetrolit në sezonin e kaluar.

Klubi juglindor shkruan se duken qartë që pas akordimit të penalltisë për Maliqin, futbollistët mik nuk ankohen fare duke u pajtuar me vendimin e arbitrit.MALIQ

Maliqi shkruan në postimin e tyre, se nëse është një ekip që është dëmtuar më shumë nga vendimet e arbitrave në këto sezone, atëherë janë pikërisht ata, të cilët i kanë treguar këto edhe me fakte.

Njoftimi i klubit:

REAGIM!

Po mundohen të hedhin baltë mbi ne! Hajduti bërtet kapni hajdutin!

Duke marrë shkas nga reagimet e fundit, të Albpetrolit në rrjetet sociale dhe në median e shkruar, po iu vemë në dispozicion dy pamjet.
11-metërshin e akorduar në favor të Maliqit, për të cilën drejtuesit patosarakë kanë shpifur çfarë u ka ardhur në mendje dhe penalltinë që është akorduar në favor të Albpetrolin sezonin e shkuar. (PAMJET FLASIN QARTË: Shikoni reagimin e futbollistëve të Albpetrolit që thuajse nuk protestojnë fare duke u pajtuar me vendimin e arbitrit)

Gjithçka që skuadra mike pretendon, është një stisje e shpifur, për të justifikuar humbjen e hidhur në sekondat e fundit të lojës. Nuk na pëlqen të bëjmë polemika, por do të ishte më e drejtë ta gjenit të keqen brenda vetes. Për sa i përket favorizime, mos harroni, që në ka një skuadër që është dhunuar dhe masakruar qoftë edhe nga gjyqtarët këto sezonet e fundit, ai është Maliqi! Këtë gjë e kemi paraqitur me fakte dhe jo me fjalë boshe dhe me intriga të sajuara nga një grup personash, për interesa personale.

I bëjmë thirrje ekipit mik të Albpetrolit, se pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk mund të baltosni emrin e skuadrës sonë! Futbolli është kulturë, ne e duam atë! Suksese!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"