VIDEO/ Hajduku i Splitit nuk i besoi, futbollisti i Shpresave “hakmerret” me gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 17:40

VIDEO/ Hajduku i Splitit nuk i besoi, futbollisti i Shpresave “hakmerret” me gol

Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin kroat, duke i shënuar ish-ekipit të tij Hajduk Spilit, në triumfin 0-1 që skuadra e Sibenik arriti në transfertë.

bandicam 2020-10-18 17-33-11-794

21-vjeçar shqiptar udhëhoqi bukur topin, u fut në zonë dhe me të majtën mposhti portierin kundërshtar duke e dërguar topin në cepin e portës.

Ky ishte goli i parë i Sahitit në aventurën e re me skuadrën e Sibenikut. Një gol mjaft special me vlerë 3 pikë. Një lloj “hakmarrje” për ish-ekipin që nuk i besoi, duke u huazuar pikërisht te Sibeniku.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"