VIDEO/ “Hajde o vëllai i Fatit të Barcelonës”, Solomonit i bëjnë zbor te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 20:34

VIDEO/ “Hajde o vëllai i Fatit të Barcelonës”, Solomonit i bëjnë zbor te Partizani

Te Partizani është e vështirë të luash, por ndonjëherë edhe më e vështirë të bësh stërvitje. Natyrisht, e kemi fjalën për konkurrencën e lartë dhe për “shpotitë” që të vijnë në stërvitje…

zeqaj solomon

Mjerë ai që hyn në rreth dhe pastaj jo vetëm që duhet të djersijë për të kapur topin, por të durojë edhe “thumbat” e shokëve. Sot i ka takuar sulmuesit Solomon të vrapojë pa fund, por edhe të merret me batutat e Trashit.

ansu fati

Gjatë stërvitjes në Pezë, dukej qartë që harmonia në kampin e kuq është ndër më të mirët. Duke përjashtuar Malën, natyrisht… Pati një moment kur lojtarët bënë rrethin e zakonshëm për qarkullimin e topit dhe dy prej shokëve (ata që e humbnin) hynin në mes.

Në një moment i takoi Solomonit që të hynte në mes dhe menjëherë nisën romuzet. “Hajde o vëllai i Fatit të Barcelonës”, ishte batuta e Trashit që shkaktoi edhe ilaritet. Solomonit iu desh të vraponte goxha brenda rrethit deri sa kapi topin… Natyrisht, mbrojtësi i Kombëtares e ngacmonte sulmuesin nigerian me faktin që mund të jetë po aq vendimtar në derbi, sa edhe talenti i Barçës në ndeshjen e një dite më parë kundër Interit, që vulosi fitoren me një gol.

Kujtojmë që Solomon ka 75 ditë pa shënuar gol dhe 55 ditë pa luajtur si titullar te kampionët. Më pas kishte edhe ngacmime për shokët e skuadrës që vijnë nga jashtë, me batuta të tipit: “Një, du, tre”. Kjo për shkak se ata e kanë të vështirë të shqiptojnë “y”-në dhe dyshit i thonë du. Binte në sy atmosfera tejet pozitive në kampin e kuq dhe “xhandari” Franko Lerda që pas ndonjë pushimi të shkurtër niste stërvitjen me tepër seriozitet.

JORGIS MEMO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"