VIDEO/ “Hajde ma thuaj në sy”, Gatuzo kapet me Inzagin. Tare merr me të mira trajnerin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 22:59

VIDEO/ “Hajde ma thuaj në sy”, Gatuzo kapet me Inzagin. Tare merr me të mira trajnerin e Napolit

Trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo nuk ka humbur asnjë fije nga karakteri i tij gjaknxehtë dhe i ashpër që prej kohës kur luante futboll.
gatuzo
Tekniku i skuadrës bardhekaltër është përplasur disa herë mbrëmë me kolegun e Lacios Simone Inzagit, aq sa e kanë tepruar me fjalët kundër njëri-tjetrit.

Pas përfundimit të ndeshjes Napoli-Lacio 3-1, Gatuzo ka vazhduar debatin me njërin prej bashkëpunëtoreve të stafit teknik. Në këtë moment, ka ndërhyrë drejtori i Lacios Igli Tare, i cili ka përqafuar Gatuzon për ta qetësuar.

“Terrone (term ofendues për njerëzit nga jugu i Italisë) ?! Hajde ma thuaj në sy!”, shpërthen Gatuzo pas ankesave të Inzagit për një faull ndaj njërit prej lojtarëve të tij.

“Do të bisedojmë më vone”, i përgjigjet trajneri i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"