VIDEO/ “Hajde e vëmë me bast 1 milion, unë jam nana”, Sadiku dhe Bardhi nuk ndalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 10:33

VIDEO/ “Hajde e vëmë me bast 1 milion, unë jam nana”, Sadiku dhe Bardhi nuk ndalen

Del në skenë episodi i dytë i serisë “jam nana” mes 2 futbollistëve të Levantes, Armando Sadiku dhe Enis Bardhi. Ka qenë Sadiku që ka ngacmuar serish Bardhin, me një tjetër video në Instagram, pas asaj të parës që rezultoi e suksesshme.

Bardhi

Në video shfaqen Bardhi duke imituar një taksist shqiptar që është bërë viral me shprehjet e tij. Të gjithë pa përjashtim i kanë hasur të paktën 1 herë videot e tij në Instagram.

“O nona do e vemë me bast ne”, ngacmon Sadiku-Bardhin.

“Hajde e vemë me bast 1 milion. 600 mijë i kam qaty, 50 mijë qaty. Merru me mu ti. Unë jam nana o. Kur them unë kështu kështu”, ishte përgjigja e shqiptarit të Maqedonisë, i cili imiton në mënyrë të përkryer personazhin e Instagramit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"