VIDEO/ Gvozdenoviç debuton me fitore, Skënderbeu mposht Apoloninë në Fier në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:54

VIDEO/ Gvozdenoviç debuton me fitore, Skënderbeu mposht Apoloninë në Fier në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë

Skënderbeu ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Apolonisë, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë.

bandicam 2022-12-04 14-11-51-428

Ky takim ishte i prapambetur për llogari të javës së tetë, teksa u shty për më 4 dhjetor për faktin se atëherë kur duhej të zhvillohej, klubi fierak ishte i angazhuar në Ligën e Kampionëve për të rinj.

Goli i parë dhe i vetëm i sfidës, ishte nga Gresild Lika në minutën e 54′.

Vlen të theksohet se të dy trajnerët e skuadrave respektive kanë pasur debutimin ditën e sotme, me Ivan Gvozdenoviç që debuton me fitore te korçarët, ndërsa Veljko Dovedan ka debutuar me humbje në pankinën e fierakëve.

Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet në vendin e 4 në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Apolonia ndodhet në vendin e 11 me 9 pikë.

FT | APOLONIA 0-1 SKËNDERBEU

Lika 54′

RENDITJA –

RE

-RASTI PËR GOL I SKËNDERBEUT

-RASTI PËR GOL I APOLONISË

FORMACIONET ZYRTARE –

APOLONIA – Harizaj; Kurti, Asllanaj, Repaj; Kovaçi, Shanaj, Topi, Antoni, Mezani; Maksuti, Gjata. Trajner: Veljko Dovedan.

SKËNDERBEU – Ruçi; Frashëri, Rapa, Prençi, Zguro; Pecani, Alii, Liço; Lika, Pusi, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Krist Zefej (Lezhë)

Arbitër i katërt – Laver Alla (Lushnje)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"