Video/ Guri pandalshëm në Belgjikë, shënon 4 gola dhe jep 2 asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:40

Video/ Guri pandalshëm në Belgjikë, shënon 4 gola dhe jep 2 asist

Sindrit Guri duket se i ka bindur drejtuesit e klubit belg, Ostende se ata nuk i kanë  shpenzuar kot 710 mijë eurot që paguan për shkodranin.

guri-gol-750x430

Në miqësoren e ditës së djeshme, e fituar 14-0 përballë amatorëve të Bruse Bojs, Guri ka qenë në një formë të jashtëzakonshme, duke realizuar 4 gola dhe duke dhënë 2 asist.

guri-3

Duhet të theksojmë se ndeshja u luajt vetëm 75 minuta pasi ekipet kishin rënë dakort që të ndiqnin ndeshjen Belgjikë-Brazil. 24 vjeçari Guri në total ka shënuar 6 gola një tre miqësore të luajtura deri tani .

guri on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"