VIDEO/ Guri aktivizohet 59-t minuta në triumfin ndaj Zultes, shënon lojtari që i zuri vendin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 22:46

VIDEO/ Guri aktivizohet 59-t minuta në triumfin ndaj Zultes, shënon lojtari që i zuri vendin

Ostende e Sindrit Gurit vijon serinë e rezultateve pozitive, teksa ka mposhtur në shtëpi Zulte Varegem me rezultatin 3-1. Sulmuesi shkodran u aktivizua si titullar në këtë përballje, teksa la fushën e lojës në minutën e 59-të, kur rezultati ishte në barazim 1-1.

GURI (1)

3 minuta më vonë, vendasit gjejnë golin e avantazhit, teksa në minutën e 88-të, Sakala që zuri vendin e Gurit shënoi golin e tretë, duke hipotekuar fitoren.

Me triumfin e sotëm Ostende u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 9 pikëve në 5 ndeshje. Sfidën e radhës skuadra e shkodranit do ta luajë në transfertë ndaj St. Truiden.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"