VIDEO/ Guardiola bën gafë qesharake në konferencë, ngatërron Mançester Sitin me …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 13:31

VIDEO/ Guardiola bën gafë qesharake në konferencë, ngatërron Mançester Sitin me …

Një gafë qesharake e Pep Guardiolës në konferencën e djeshme për shtyp pas ndeshjes ndaj Bërnlejt, është duke bërë xhiron e internetit.

Guardiola

Qytetarët arritën të triumfonin në këtë përballje me rezultatin 1-4, ndërkohë, teksa po fliste për përshtatjen mjaft të mirë të mesfushorit Rodri, Guardiola, ngatërroi emrin e skuadrës së tij, duke deklaruar se Bajerni i Mynihur kishte bërë blerjen e duhur.

Spanjolli reflektoi menjëherë duke e korrigjuar gafën e tij, teksa vendosi dhe duart në kokë pas këtij momenti. Kujtojmë që Guardiola ka pasur në të kaluar një eksperiencë me Bajnernin. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"