VIDEO/ Grushta, shkelma dhe kapje prej fyti. Ndeshja e Kupës së Rusisë degjeneron në sherr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 14:30

VIDEO/ Grushta, shkelma dhe kapje prej fyti. Ndeshja e Kupës së Rusisë degjeneron në sherr

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Rusi!

SHERR

Në ndeshjen e Kupës së Rusisë mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës, takimi u gjend papritur në një arenë boksi. ku 120 minutat lojë përfunduan me shifrat 0-0, dhe në fund triumfoi me penallti Zeniti.

Përpara vërshëllimës së përfundimit të 90 minutave, në minutën 90+6′ gjashtë futbollistë, ekzaktësisht 3 te Zeniti dhe 3 te Spartaku i Moskës u ndëshkuan me kartona të kuq, pasi u përfshinë në një sherr masiv.

Gjithçka nisi me disa shtyrje të lehta, më pas filluan kapjet prej fyti dhe grushtet e shkelmat që nuk munguan në këto momente të përplasjeve fizike.

Mes tyre ishte dhe arbitri që po mundohej që të shuante këtë sherr të madh.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"