VIDEO/ Grushta dhe spektakël, Reali kthen me këmbë në tokë Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 22:57

VIDEO/ Grushta dhe spektakël, Reali kthen me këmbë në tokë Interin

Reali fitoi në shtëpi përballë Interit me rezultatin 2-0. Kjo ndeshje pati gjithçka brenda, që nga golat spektakolar dhe deri tek polemikat. Me këtë triumf madrilenët përfundojnë grupin në krye.

asensio

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar nga të dyja ekipet dhe u desh një supergol i Toni Kros nga distanca për të kaluar në avantazh Realin. Interi nga ana tjetër shpërdoroi raste pafund.

Në pjesën e dytë zikaltërit mbetën me 10 lojtarë pas një sjelljeje naive të Barelës, i cili goditi Militaon. Në minutat e mbetura Reali gjeti golin e dytë me Asension që realizoi një kryevepër duke lënë të shtangur Handanoviçin.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Sherifi barazoi në minutat e fundit me Shaktarin.

NDESHJET

REAL MADRID-INTER 2-0

17’Kros, 79’Asensio

KK:68′ Barela

 

SHAKTAR DONJETCK- SHERIF TIRASPOL  1-1

42’Fernando/ 93’Nikolov

RENDITJA

GRUPI D

REAL MADRID-INTER 

inter

SHAKTAR DONJETCK- SHERIF TIRASPOL

SHERIF

RENDITJA

GRUPI D

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"