VIDEO/ Grusht vrastar, Gaethje i bën “knockout-in” e vitit kundërshtarit në UFC

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 26, 2018 | 14:51

VIDEO/ Grusht vrastar, Gaethje i bën “knockout-in” e vitit kundërshtarit në UFC

Xhastin Gaethje në orët e para të mëngjesit të së dielës ka zhvilluar një ndeshje në UFC Fight Night Linkoln, duke mundur Xhejms Vik. Ky duel nuk ka zgjatur më shumë se 1 minutë e gjysmë ku Gaethje i ka lëshuar dy grushta të fortë kundërshtarit të tij duke e mbajtur fjalën që kishte thënë se do ta mposhtte me lehtësi Vikin.

408808_TS_26-08-18_6091112585_

Goditja nga Gaethje ishte brutale dhe Vik ka rënë në tokë dhe arbitri menjëherë sinjalizon fitoren e 29-vjeçarit i cili pas duelit shprehet: “Jam ndeshur katër herë brenda 13 muajve. Më lini të pushoj pak; nuk kam qenë asnjëherë në Hauai, as në Xhamajkë, nuk kam blerë asnjëherë një shtëpi. Më lini të bëj disa gjëra përpara se të filloj përsëri stërvitjen.”

 






www.minuta90.com