VIDEO/ Grusht pas koke dhe humbje ndjenjash, tre lojtarë përjashtohen pas sherrit masiv në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2022 | 23:44

VIDEO/ Grusht pas koke dhe humbje ndjenjash, tre lojtarë përjashtohen pas sherrit masiv në NBA

NBA ka luajtur tetë ndeshje të radhës për sezonin e rregullt, sfida ku si gjithnjë nuk mungoi spektakli dhe rivaliteti në parket, por këtë herë as tensioni. Vëmendjen e mori sherri masiv në parket gjatë takimit Detroit-Orlando, ku vendësit triumfuan me rezultatin 121-101.

nba

Gjithçka ndodhi në fundin e periodës së dytë, teksa pas një përplasjeje në parket mes Moritz Wagner të “Magic” dhe Killian Hayes së “Pistons”, të dy të përjashtuar më pas nga gjyqtari, të cilëve iu bashkua edhe dhe Hamidou Diallo sërish nga vendësit. Përplasja nisi me një shtyrje të Hayes nga Wagner, për të ndezur fitilin e sherrit, ku më pas nuk kanë munguar as grushtet.

Hayes reagoi dhunshëm duke e goditur në shpinë Wagnerin, me këtë të fundit që u rrëzua pa ndjenja në krahët e një prej personave të stafit. Për këtë sherr janë plot tetë lojtarë nga të dyja kampet, që rrezikojnë dënime nga provat televizive.

Për sa i përket ndeshjes, vendësit dominuan, të udhëhequr nga Burks, autor i 32 pikëve, mbështetur nga Bey me 28 pikë.

Ndërkohë, në takimet e tjera, Uashingtoni fiton thellë ndaj Feniks në shifrat 127-102, Bruklin mundi minimalisht në transfertë Atlantën 108-107, Majemi mposhti Lejkërsat 112-98, Çikago mundi pas kohës shtesë Milluokoin me rezultatin 119-113, Nju Orlins fitoi minimalisht ndaj Minesotës 119-118, Golden Stejt triumfoi 112-107 ndaj Jutah dhe Sakramento mundi minimalisht 127-126 Denverin.

Për sa u përket kryesuesve, në Lindje udhëheq Bostoni, ndërsa në Perëndim në vend të parë pozicionohet Nju Orlins.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"