VIDEO/ Grizman i habit të gjithë, në konferencën e shtypit me… flamurin e Uruguait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 22:23

VIDEO/ Grizman i habit të gjithë, në konferencën e shtypit me… flamurin e Uruguait

Antuan Grizman, i habiti të gjithë kur teksa gjendej në konferencën për shtyp pas fitores në finale me Kroacinë, u ngrit nga vendi i tij dhe shkoi të marrë një flamur të Uruguait, që më pas e hodhi edhe mbi shpinë.

grizmann

Në fakt, e gjithë historia nis me deklaratën e francezit, para se të përballej me Uruguain në çerekfinale, ku Grizman tha se ndihej gjysmë-uruguaian, pasi kishte tek skuadra e Atletikos, edhe shokë nga ajo kombëtare.

Por, ishte Luis Suarez, që iu kthye Grizmanit, duke i thënë se ai nuk e ka idenë çfarë ndjesie është të jesh uruguaian. Mesa duket, Grizman i ka vazhduar “thumbat” edhe tani, që vendosi të vendoste një flamur të Uruguait mbi shpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"