VIDEO/ Gripshi shkëlqen në Kosovë, shikoni supergolin e ish-lojtarit të Skënderbeut në përmbysjen e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 20:28

VIDEO/ Gripshi shkëlqen në Kosovë, shikoni supergolin e ish-lojtarit të Skënderbeut në përmbysjen e çmendur

Ballkani pësoi ditën e sotme humbjen e parë në kampionat, me Trepça 89 që fitoi me një përmbysje të çmendur, duke e kthyer rezultatin nga 3-0 në 4-3.

bandicam 2020-10-25 20-18-39-777

Goli i parë për Ballkanin u shënua nga ish-lojtari i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, ose thënë më mirë supergoli, pasi i tillë ishte. Në minutën e 30-të, Gripshi pas një lëvizje të bukur jashtë zone, lëshon me të majtën një goditje të shkëlqyer, e cila përfundon në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi për të reaguar portierit kundërshtar.

Një supergol i shënuar ky nga Gripshi, por që nuk i mjaftoi skuadrës së Ballkanit për të marrë të paktën një pikë dhe për të vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"