VIDEO/ Grezda titullar, ish-ylli i Tiranës gjen rrugën e rrjetës. Osijeku triumfon ndaj skuadrës gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:15


VIDEO/ Grezda titullar, ish-ylli i Tiranës gjen rrugën e rrjetës. Osijeku triumfon ndaj skuadrës gjermane

Futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda, u rikthye te skuadra kroate e Osijekut, pas aventurës jo fort pozitive te skuadra e Rejxhërs në Skoci. Shqiptari u aktivizua titullar në triumfin 0-2 që skuadra e tij arriti në miqësoren ndaj gjermanëve të Nyrembergut.

Grezda

Vlen për t’u përmendur fakti, se golin e parë për skuadrën e Osijekut, e realizoi ish-ylli i Tiranës, Merveil Ndokyt, i cili në vitin 2017 u shit te spanjollët e Getafes për plot 400 mijë euro. 21-vjeçari aktivizohet si i huazuar te klubi kroat dhe do të jetë shok skuadre me Grezdën.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com