VIDEO/ Granit Xhaka tregon anën njerëzore: Nuk e harroj Julianin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 13:05

VIDEO/ Granit Xhaka tregon anën njerëzore: Nuk e harroj Julianin…

Granit Xhaka ka treguar se di të jetë një person që “lufton” kundër të gjithëve. Në fushën e lojës ai paraqitet si një futbollist me profil të egër, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra dhe kartonëve, por jashtë saj ai është një person për tu marrë shembull. Kur ka qenë pjesë e Gladbahut, mesfushori ka vizituar shpesh një fëmij që vuan nga autizmi.

Xhaka

Futbollisti i Arsenalit ka folur me të nëpërmjet linjës telefonike, pasi djaloshi i vogël është një tifoz personal i shqiptarit. I pranishëm në takim ishte bashkëshortja e Granitit. Në një postim të shpërndarë në “Facebook” me video, Xhaka shkruan. “Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbah. Është fëmijë fantastik, energjia që ka për jetën është mësim për të gjithë ne. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta viziotoj shpejt, Bëhu i fortë burrë i madh”, përfundon Xhaka. Në shumë komente 26-vjeçari ka marrë vlerësime pozitive për gjestin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"