VIDEO/ Vrapimi i çuditshëm i Xhakës bëhet hit në internet, e “tremb” njeriu me muskuj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 23:02

VIDEO/ Vrapimi i çuditshëm i Xhakës bëhet hit në internet, e “tremb” njeriu me muskuj…

Arsenali u mposht ditën e djeshme nga Uolvesi me rezultatin 2-1, duke konfirmuar edhe njëherë formën e dobët që po kalon skuadra e Artetës.

k

Përveç rezultatit dhe golave, një moment që po bën xhiron në internet nga ndeshja e djeshme, është episodi i ndodhur me granit Xhakës dhe Adama Traore. Ky i fundit kishte topin në këmbë dhe ishte nisur në drejtim të portës së Arsenalit.

Para tij ndodhej Xhaka, i cili në vend që të sulmonte, bëri të kundërtën, duke ecur para Traore dhe me vrap në drejtim të portës së tij, ku dukej sikur kishte frikë, nga mesfushori, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me muskujt në trup. Ky moment është kapur nga tifozët që po ndiqnin ndeshjen dhe menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"