VIDEO/ Granada shumë e fortë për Teutën, spanjollët debutojnë me “poker” në arenën europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:35

VIDEO/ Granada shumë e fortë për Teutën, spanjollët debutojnë me “poker” në arenën europiane

Granada shumë e fortë për Teutën! Ekipi i La Ligës ka mposhtur skuadrën shqiptare me rezultatin 0-4, duke bërë një debutim thuajse perfekt në arenën Europiane.

Teuta2

Spanjollët nuk e vunë në diskutim për asnjë moment triumfit, teksa arritën të zhbllokonin sfidën me anë të sulmuesit Soldado në minutën e 5-të, ndërkohë që Kenedi dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.

Arapi

Më pas ishte radha e Herrerës që shënoi dopietë në minutat 31 dhe 46. Skuadra e Martinit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Fabjan Beqjas. Vlen të theksohet fakti se diferencat në fushën e lojës ishin të frikshme, teksa Teuta nuk bëri asnjë gjuajtje të rrezikshme në kuadrat.

FT: Teuta-Granada 0-4

Soldado 5′ , Kenedi 10′ , Herrera 31′ 46′

KOMENTI:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

85’ Spanjollët e ulin disi ritmin në këto minuta të fundit, duke ruajtur energjitë për ndeshjet e kampionatit.

80’ Fabjan Beqja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe le skuadrën me 10 lojtarë.

bandicam 2020-09-17 17-37-19-670

67’ Teuta kryen tjetër zëvendësim, largohet Blerim Krasniqi, vendin e tij e zë Beqja.

60’ Goditje nga këndi për Teutën. Topi shkonte Arapi, por kapiteni nuk koordinohet siç duhet.

58’ Granada kryen një tjetër zëvendësim, largohet Montoro, vendin e tij e zë Fede Viko.

57’ Provon të zgjohet Teuta me një aksion të rrjedhshëm, topi shkon te Gruda, i cili godet me shpejtësi, por jashtë kuadratit.

55′ Teuta kryen zëvendësimin e dytë, largohet Avdyli, vendin e tij e merr Hebaj.

46′ GOL GRANADA 0-4/ Vetëm 15 sekonda nga starti i pjesës së dytë i kanë mjaftuar skuadrës spanjolle, për të shënuar golin e katërt me autor Herreran.

46’ Zëvendësim te Teuta, largohet Daja, vendin e tij e merr Gruda.

46’ Granada kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha, Soldado dhe Duarte në lojë Molina dhe Valejo.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Një tjetër tentativë e durrsakëve me Asion Dajën, gjuajtja e futbollistit shtatshkurtër me kokë shkon jashtë kuadratit.

44′ Provon edhe Krasniqi me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

40’ Rasti i parë i rrezikshëm i Teutës. Avdyli kroson në zonë për Lorenco Vilën, por ky i fundit nuk arrin ta devijojë.

37’ Durrsakët fitojnë goditjen e parë nga këndi, duke iu afruar disi portës së Granadës, por pa e rrezikuar.

35’ Asnjë goditje në portë nga ana e durrsakëve, te cilët janë duke vuajtur ndjeshëm diferencat e frikshme në fushën e lojës.

31′ GOL GRANADA 0-3/ Herrera mposht Frashërin me një goditje qëndrore në hyrje të zonës, pas asistit të Kenedit. 

28′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Gonalons.

25’ Ndërpritet për disa minuta loja për shkak të temperaturave të larta. Të dy skuadrat i drejtohet stolave përkatës për t’u freskuar me ujë.

15′ Dominim i frikshëm i Granadës, që ushtron presion të vazhdueshëm në portën durrsake.

10′ GOL GRANADA 0-2/ Spanjollët të papërmbajtshëm, shënojnë edhe golin e dytë me autor Kenedin, i cili përfiton nga gabimi në mbrojtje i durrsakëve. 

5′ GOL GRANADA 0-1/ Pas një harkimi nga e majta, Soldado godet bukur me një kthesë nga brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës së Frashërit. 

1′ Ka nisur sfida.

Formacionet zyrtare

Teuta: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Beqja, Avdyli, Aleksi, Daja, E.Vila, L.Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

Granada: Silva, Diaz, Sançez, Duarte, Neva, Montoro, Gonalo, Puertas, Herrera, Kenedi, Soldado. Trajner: Diego Martinez.

teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"