VIDEO/ Granada “shtang” Barcelonën, katalanasit dorëzohen në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 23:30

VIDEO/ Granada “shtang” Barcelonën, katalanasit dorëzohen në transfertë

Një humbje të papritur ka marrë Barcelona këtë mbrëmje, në kampionat në transfertë ndaj Granadës.

granda 1

Ekipi i Valverdes ka pësuar dy gola dhe ka humbur me duart lart, duke mos shënuar asnjë, gjë që ka lënë një shije shumë të hidhur në kampin katalanas.

Azer që në minutën e dytë kaloi në avantazh Granadën, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë në lojë futet Mesi, Fati dhe Vidal, por kjo nuk ka mjaftuar, pasi në minutën e 65-të Granada shënon të dytin me Vadilo.

Tashmë Barcelona mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e shtatë, ndërkaq Granada surprzion duke marrë vendin e parë.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"