VIDEO/ Goli spektakolar me roveshatë, Nazmi Gripshi i lë të gjithë me… “gojën hapur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 22:07

VIDEO/ Goli spektakolar me roveshatë, Nazmi Gripshi i lë të gjithë me… “gojën hapur”

Ish-mesfushori i Teutës dhe Skënderbeut në Superiore, Nazmi Gripshi, i cili është pjesë e kampionëve të Ballkanit, ka nxjerrë nga repertori i tij një perlë të vërtetë, teksa i ka lënë të gjithë me “gojë hapur” me supergolin e realizuar me roveshatë në miqësoren ndaj ukrainasve të Oleksandrias.

gripshi roveshata

Ballkani i Ilir Dajës, triumfoi me rezultatin 5-2 në testin e zhvilluar në Turqi, teksa në minutën e 18-të kur rezultati ishte 1-1, provoi me një roveshatë mjaft të bukur nga një pozicion diagonal, duke shtangur portierin kundërshtar. Një gol “vitrinë” ky i 25-vjeçarit, që është padyshim një nga më të spikaturit te Ballkani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"