VIDEO/ Goli në minutat e fundit, Shpresat bëjnë paraqitje dinjitoze përballë yjeve spanjollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 20:53

VIDEO/ Goli në minutat e fundit, Shpresat bëjnë paraqitje dinjitoze përballë yjeve spanjollë

Kombëtarja Shpresa është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 ndaj Spanjës U21 në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve. Goli i Mir në minutën e 84-t i dha fitoren iberikëve, të cilët janë edhe kryesuesit e Grupit 2.

bandicam 2018-10-11 20-42-07-431

Një paraqitje dinjitoze për skuadrën e Bushit, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishte përballë. Pjesa më e madhe e futbollistëve spanjollë janë titullarë në klubet më të mira të La Ligës dhe e ardhmja e tyre është tepër premtuese.

bandicam 2018-10-11 20-07-18-564

Kuqezinjtë provuan të surprizonin 2 herë me Vrionin, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Me fitoren e sotme, Spanja u ngjit në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Shqipëria mban vendin e parafundit me 6 pikë në 9 ndeshje. Përballjen e fundit, kuqezinjtë e luajnë në transfertë ndaj Estonisë në datën 16 tetor.

SHQIPËRI U21 – SPANJË U21 0-1

Mir 84′ 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim i fundit te Shqipëria, largohet Laçi, në fushë Emir Sahiti.

84′ GOL SPANJA 0-1. Shënojnë më në fundë iberikët me futbollistin e futur në pjesën e dytë, Mir. 

83′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet Seferi, në fushë Agim Zeka.

75′ Perla e Soler nga goditja e dënimit, topi përplaset sërish në shtyllë. Me fat Shqipëria.


74′ Tafa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Olmo.

72′ Karikol provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por kontrollon gjithçka portieri Kastrati.

68′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet Muçolli, në fushë Esat Mala.

66′ Zëvendësim i tretë te Spanja, largohet Majoral, në fushë Rafael Mir.

64′ Provon Lirola me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.

63′ Spanjollët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e kuqezinjve, por të vëmendshëm mbrojtësit.

60′ Zëvendësim i dytë te Spanja, largohet Fabian Ruiz, në fushë Dani Olmo.

57′ Fabian Ruiz provon me një goditje nga distanca, por grushton mjaft bukur Kastrati, që largon topin në këndore.

54′ Zëvendësim te Spanja, largohet Pablo Fornals, në fushë, Alfonso Pedraza.

49′ Spektakolar Vrioni, që futet bukur në zonë dhe lëshon një të djathtë potente, topi grushtohet nga portieri spanjoll.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45′ Mere përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes, gjuan, por topi devijohet dhe shkon jashtë.

40′ Shpëtojmë sërish për mrekulli. Fornals godet bukur me kokë nga brenda zonësm, topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe shkon jashtë.

36′ Nunez ndalon në mënyrë të gabuar ndaj Vrionit, vjen kartoni i parë i verdhë.

35′ Karikol lëshon një gjuatje nga distanca, topi ndalet nga traversa.

32′ Harkim i rrezikshëm në zonën e Kastartit, largon rrezikun në këndore Kryeziu.

30′ Zubel provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.

29′ Pranë golit Shqipëria me Vrionin, por sulmuesi nuk kordinohet siç duhet nga shumë pranë portës.

22′ Fornals futet bukur në zonë dhe provon me një gjuatje të rrezikshme, por topi shkon mbi traversë.

15′ Shpëton për mrekulli porta e Kastratit. Kapitene Mere kordinohet bukur pas një topi të harkuar nga këndi, por për fat të mirë topi shkon ngjitur me shtyllën.

11′ Vrioni dhuron spektakël duke shpërthyer bukur, por ndalet në momentet e fundit nga kapiteni Mere.

6′ Lirola futet bukur në zonë, por harkimi në zonë ka qenë i fortë dhe nuk është arritur nga asnjë futbollist.

3′ Rrezikshëm spanjollët me Majoral, por mbrojtësit largojnë rrezikun në këndore.

1′ Ka startuar me 1 minutë heshtje për shkak të viktimave të përmbytjes në Spanjë, sfida që po zhvillohet në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U21: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Doka, Kryeziu, Bare, Laçi, Muçolli, Seferi, Vrioni.

SPANJA U21: Unai Simon, Lirola, Karikol, Nunez, Mere, Zubeldia, Soler, Fabian Ruiz, Fornals, Ojarzabal, Majoral.

Shqiperi-Spanjw

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"