VIDEO/ Goli në minutat e fundit, Sebajos bën heroin dhe dërgon Arsenalin në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 16:25

VIDEO/ Goli në minutat e fundit, Sebajos bën heroin dhe dërgon Arsenalin në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Areenali arriti një kualifikim tepër të rëndësishëm për në gjysmëfinalen e FA Cup. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën me rezultatin 1-2 Shefild Junajtid në një përballje tepër delikate.

Sebajos

Ishte futbollisti Nikolas Pepe, ai i cili në minutën e 25-të hapi seri në golave, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit nuk u dorëzuan teksa barazuan shifrat me anë të irlandezit MekGoldrik, i cili realizoi në minutën e 87-të.

Kur u mendua se koha e rregullt do të mbyllej në barazim dhe ndeshja do të shkonte në shtesa, ishte Dani Sebajo, i cili në minutën 90+1 i dhuroi fitoren Arsenalit. Talenti spanjoll lëshoi një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin vendas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"