VIDEO/ Goli më i bukur i muajt prill në Belgjikë, çmimin e fiton… ish-sulmuesi i Skënderbeut 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2023 | 20:44

VIDEO/ Goli më i bukur i muajt prill në Belgjikë, çmimin e fiton… ish-sulmuesi i Skënderbeut 

Goli i shënuar ndaj Kortrijkut në fitoren e Antuerpit, është zgjedhur goli i muajit prill.  Sulmuesi i Kosovës, Arbnor Muja, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Skënderbeut, shënoi gol fantastik në minutën e 70-të për t’ia siguruar fitoren Antuerpit në ndeshjen që u zhvillua muajin e shkuar. 

Antuerpeee

Goli i tij është votuar si më i miri. Sulmuesi i krahut, në fillim të këtij edicioni iu bashkua ekipit belg nga Drita e Gjilanit. 

 Ai tashmë e ka fituar Kupën e Belgjikës, ndërsa në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Antuerpin, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime. 

Për sa i përket aktivizimit me Skënderbeun, 25-vjeçari ishte pjesë e korçarëve në sezone 2019-2021, ku u aktivizua 9 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"