VIDEO/ Goli kthehet në “makth”, Shqipëria e pafat në transfertën lituaneze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:36

VIDEO/ Goli kthehet në “makth”, Shqipëria e pafat në transfertën lituaneze

3 ndeshje 0 gola. Rruga e rrjetës është kthyer në një “makth” për Kombëtaren shqiptare. Të besuarit e Edi Rejës nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Lituanisë.

Sferi

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, futbollistët nuk kanë arritur ta dërgojnë topin drejt rrjetës. Me këtë barazim kuqezinjtë janë ngjitur në kuotën e 5 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Lituania.

FT: LITUANI – SHQIPËRI 0-0

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”, PËR “PANORAMA SPORT” 

statistikat

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida!

90+1′ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë me Trashin, tentativa e mbrojtësit brenda zonës shkon jashtë kuadratit. Futbollisti gramshiot i jep më shumë forcë seç duhet topit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

81′ Provon edhe Vrioni me një gjuajtje nga distanca, por e gabuar tentativa e Vrionit.

78′ Zëvendësim i fundit te Shqipëria, largohet nga fusha Seferi, vendin e tij e zë Manaj.

74′ Moment i dyshimtë në zonën e Shqipërisë, vendasit pretendojnë për penallti, gjyqtari vazhdon lojën.

66′ Keidi Bare ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

65′ E pabesueshme çfarë humbet Seferi i vetëm përballë portierit, pas asistit të Veselit. Gjujtja e sulmuesit është ndalur nga gardiani vendas.

64′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Laçi, vendin e tij e merr Endri Çekiçi.

62′ Rrezikojnë lituanezët, vendimtare ndërhyrja e Berishës, që i mohon golin vendasve.

58′ Dy zëvendësime të tjera te Kombëtarja, largohet Broja dhe Kumbulla në fushë Vrioni dhe Mihaj.

49’ I sapofuturi në lojë për kuqezinjtë, Trashi nis tre harkime radhazi në zonë për Brojën i cili nuk arrin as të kontrollojë e as të gjuajë sferën.

46′ Starton pjesa e dytë, zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e merr Trashi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Tjetër moment shumë i mirë për Shqipërinë, Seferi provon me një goditje fluturimthi, por portieri vendas ben mrekullinë duke i mohuar golin Kombëtares shqiptare.

32′ Marash Kumbulla është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar pas një dyluftimi me futbollistin kundërshtar.

24′ Qazim Laçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshje e radhës për protesta. Shqipëria kërkon 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga futbollisti lituanez, nuk mendon kështu gjyqtari. Pamjet tregojnë qartë se topi është prekur me dorë.

22′ Tjetër rast i rrezikshëm i Shqipërisë me Seferin, gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit e Lituanisë.

21′ Dapkus ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Laçit.

17′ Pranë golit Lituani me sulmuesin Laushkevi, i cili nuk ka arritur të gjejë kuadratin nga shumë pranë portës. Me fat Shqipëria në këtë moment.

7’ Shqipëria vazhdon të jetë më ngulmuese në krahun e majtë të sulmit, këtë herë me Seferin i cili gjen Lenjanin në hyrje të zonës. Gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe largohet nga mbrojtja vendase.

4′ Minuta fantastike për Shqipërinë. Laçi provon me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, pas gabimit të mbrojtësit mik, por topi shkon jashtë kuadratit.

2′ Shqipëria e nis në sulm, duke depëruar bukur nga e majta, por Lenjani rëshket në momentet e fundit. Nisje e mirë e të besuerve të Rejës.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

lituania

SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.

Shqiperia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"