VIDEO/ Goli i vitit! Çmendet futbollisti shqiptar, realizon një perlë nga afro… 80 metra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 21:27

VIDEO/ Goli i vitit! Çmendet futbollisti shqiptar, realizon një perlë nga afro… 80 metra

Një gol i çmendur është shënuar në ligën e tretë zviceriane dhe mban firmën e futbollistit shqiptar Idriz Bega, i cili aktivizohet në radhët e Stade Nionais. Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Bazelit, ku 21-vjeçari shqiptar, i magjepsi të gjithë me perlën e nxjerrë nga repertori i tij,  ku nga afro 80 metra, e dërgoi topin në rrjetë.

bandicam 2020-10-13 21-10-48-175

Bega me të parë daljen e portierit provoi fatin dhe e gjuajti topin fort drejtim të portës kundërshtare, duke e dërguar në rrjetë. Videoja ka bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale, duke u cilësuar nga sportdashësit zviceran si “Goli i vitit”. Për më tepër shikoni pamjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"