VIDEO/ Goli i Van De Bek nuk mjafton, Kristal Palas shtang Mançesterin e Solskjaerit në “Old Traford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 20:30

VIDEO/ Goli i Van De Bek nuk mjafton, Kristal Palas shtang Mançesterin e Solskjaerit në “Old Traford”

Mançester Junajtid e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri, teksa u mposht me rezultatin 1-3 në shtëpi nga Kristal Palas.

KRISTAL

Një humbje zhgënjyese kjo për “djajtë e kuq”, teksa e vetmja gjë pozitive në këtë sfidë, ishte debutimi me gol i mesfushorit holandez Van De Bek, i cili zuri vendin e Pogbasë në minutën e 67-të. 13 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën, por goli i tij vlen thjesht sa për statistikë.

Thousend dhe Zaha ishin autorët e golave për Kristalin, ky i fundit realizoi dopietë, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së shqiponjave, që e sheh veten në kuotën e 6 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"