VIDEO/ Goli i Uzunit i kualifikoi në “Play-Off”-in e Champions-it, shikoni festën e çmendur të tifozëve hungarezë jashtë stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 21:20

VIDEO/ Goli i Uzunit i kualifikoi në “Play-Off”-in e Champions-it, shikoni festën e çmendur të tifozëve hungarezë jashtë stadiumit

Skuadra e Ferencvaroshit, arriti një kualifikim madhështor në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit me rezultatin 2-1. Goli i futbollistit të Kombëtares, Myrto Uzuni, rezultoi vendimtar, ndërkohë që hungarezët e shohin veten vetëm 1 hap larg grupeve të Champions-it, pasi janë kualifikuar për në fazën “play-off”.

uzuni

Një numër i konsiderueshëm tifozësh ishim mbledhur jashtë stadiumit duke injoruar Koronavirusin, teksa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kanë festuar si të çmendur këtë kualifikim historik. Për më tepër shikoni festën e skuadrës së Ferencvaroshit dhe tifozëve, pas përfundimit të ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"