Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:44
VIDEO/ Goli i tretë në këtë sezon, mesfushori shqiptar tund rrjetën në Gjermani
Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Paderbornit, në triumfin 4-1 që zikaltërit arritën në shtëpi ndaj Duseldorfit. Mesfushori u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 68-të, ndërkohë që më herët në të 37-tën, kishte asistuar te goli i avantazhit, i shënuar nga Pieringer.
Falë këtij triumfi, Paderborn u ngjit në kuotën e 32 pikëve në 19 ndeshje, duke mbajtur vendin e katërt në renditje.
Vlen të theksohet fakti se për Muslijan ky ishte goli i tretë me fanellën e Paderbornit për këtë sezon. Shqiptari i Kosovës, është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Paderbonit.
GOLI I REALIZUAR NGA MUSLIJA: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
