VIDEO/ Goli i skuadrës matjane në frymën e fundit ishte i rregullt, anësori gaboi. Ja moviola në Dinamo-Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2021 | 14:52

VIDEO/ Goli i skuadrës matjane në frymën e fundit ishte i rregullt, anësori gaboi. Ja moviola në Dinamo-Burreli

Dinamo-Burreli prodhoi edhe moviolë. Në një ndeshje që vlente për kreun e Grupit A, protagonistë u bënë edhe gjyqtarët.

B

Në të 65-ën kryesori Klodian Shahini veproi drejt, duke ndëshkuar me të kuq Taulant Sefgjinajn, pas asaj ndërhyrjeje të rëndë në mesfushë.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk vlen për golin e matjanëve në sekondat e fundit.

Sapo kishte hyrë e 97-ta minutë dhe Raboshta barazon. Ka rrëmujë në zonë dhe shkodrani shënon, por anësori Erjon Velo ngre flamurin dhe e anulon. Pamjet filmike dëshmojnë se goli ishte më shumë se i rregullt.

Goli i anuluar i Burrelit on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"