VIDEO/ Goli i shënuar Egbosë dhe titulli kampion në vitin 2002, te Dinamo bëhen nostalgjikë dhe “provokojnë” Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:08


VIDEO/ Goli i shënuar Egbosë dhe titulli kampion në vitin 2002, te Dinamo bëhen nostalgjikë dhe “provokojnë” Tiranën

Ndonëse prej vitesh militon në ujërat e Kategorisë së Parë, Dinamo njihet nga të gjithë si një nga ekipet më të titulluara në Shqipëri.dinamo

Tani që futbolli është pezulluar dhe njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, te Dinamo janë bërë nostalgjikë, duke treguar moment nga e kaluara.

Një nga to është edhe titulli i fituar nga dinamovitët në vitin 2001-2002. Pikërisht klubi kryeqytetas, ka postuar një video në “Facebook”, ku është një gol i shënuar nga Daniel Xhafaj ndaj Tiranës, që e kishin edhe rivale për titull, ndërkohë që portier asokohe ishte Emanuel Ego.H

Ky i fundit që tashmë po udhëheq Tiranën drejt titullit kampion, pësoi një gol mes këmbëve atë sezon, kur Dinamo fitonte titullin dhe tashmë e kujton me nostalgji.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com