VIDEO/ Goli i Rebiç në minutën e fundit, fëmija shpërthen në lot mes tifozëve të Milanit dhe i emocionon të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 11:28

VIDEO/ Goli i Rebiç në minutën e fundit, fëmija shpërthen në lot mes tifozëve të Milanit dhe i emocionon të gjithë

Milani mposhti me rezultatin 3-2 Udinezes në fundjavën që lamë pas, në një ndeshje me të vërtetë dramatike.Milan44

Ishte Rebiç që e vendosi ndeshjen, me një gol në minutën e 93’, duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij dhe duke çuar peshë zemrat e tifozëve kuqezi.

Shumë prej tyre u emocionuan pa fund nga ai gol në minutën e fundit, teksa nuk kanë munguar edhe lotët e gëzimit.

Një fëmijë i cili ndodhej në mesin e tifozëve të Milanit, ka shpërthyer në lot menjëherë pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat.TIFOZI I MILANIT

Menjëherë ky moment ka filluar të bëjë xhiron e internetit, me fëmijën që i ka emocionuar të gjithë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Tifozi i Milani qan ne stadium on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"