VIDEO/ Goli i Rashicës nuk mjafton, Dortmundi mposht Verderin dhe kërkon zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 17:15

VIDEO/ Goli i Rashicës nuk mjafton, Dortmundi mposht Verderin dhe kërkon zonën Champions

Ditën e sotme, Borusia e Dortmundit mposhti 4-1 skuadrën e Verder Bremenit, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane.

dortmund

Ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 14-të me anë të sulmuesit shqiptar Milot Rashica, i cili realizoi golin e dytë brenda pak ditëve, pas atij të shënuar ndaj Lajpcigut javën e kaluar.  Verdhezinjtë morën frenat e lojës në dorë teksa gjetën golin e barazimit me Rejën në minutën e 29-të.

rashica

Ishte sulmuesi Haland i cili realizoi dy herë brenda 4 minutave në pjesën e  parë, përkatësisht në të 34’ me penallti dhe në të 38’. Pjesa e dytë ishte e qetë, teksa Humels shënoi golin e katër për Dortmundin në minutën e 87-të të takimit. Me këtë fitore  Dortmundi ngjitet në vendin e 5-të në renditje, me 4 pikë më pak se Frankfurti I vendit të 4-ët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"