VIDEO/ Goli i pestë radhazi! Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm, ndëshkon edhe Fenerbahçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2023 | 21:25

VIDEO/ Goli i pestë radhazi! Ish-sulmuesi i Skënderbeut i papërmbajtshëm, ndëshkon edhe Fenerbahçen

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, po kalon një moment të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit turk me skuadrën e Anakraguçu, pas 2 dopietave radhazi ndaj Trabzonsporit në Kupë dhe Istanbulsporit në kampionat, 28-vjeçari nga Gambia mbrëmjen e sotme shënoi edhe golin e pestë radhazi, duke shtangur Fenerbahçen në minutën e 81-të, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

sOUE

Soue është shndërruar në një bomber të vërtetë për skuadrën e tij, teksa në kampionat ky ishte goli i dhjetë për sulmuesin që fitoi “Këpucën e Artë” në Superiore.

Tiparet e tij ngjasojnë shumë me ato të sulmuesit nigerian të Napolit, Osimehn. Për më tepër shikoni golin e realizuar nga Ali Soue.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"