VIDEO/ Goli i pestë në kampionat, Kabashi tund sërish rrjetën me skuadrën italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 20:42

VIDEO/ Goli i pestë në kampionat, Kabashi tund sërish rrjetën me skuadrën italiane

Mesfushori shqiptar, Elvis Kabashi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, në Serinë C italiane me skuadrën e Rexhianës. 29-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur me një gjuajtje nga jashtë zonës në minutën e 13-të, duke kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Recanateses.

Kabashi

Miqtë gjetën baraspeshën në minutën e 51-të, duke i shkaktuar ndalesën e dytë radhazi kryesuesve të Rexhianës, që i lanë kreun Entelës, duke udhëhequr me pikë të barabarta.

Ky ishte goli i pestë në kampionat për Kabashin me fanellën e Rexhianës. Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lider te skuadra e tij që kërkon një biletë për në Serinë B italiane.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"