VIDEO/ Goli i parë për këtë sezon, ish-sulmuesi i Shpresave i shënon Anderlehtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 0:18

VIDEO/ Goli i parë për këtë sezon, ish-sulmuesi i Shpresave i shënon Anderlehtit

Sulmuesi shqiptar, Din Sula, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Anderlehtit. 22-vjeçari i cili aktivizohet me skuadrën belge të Beveren, realizoi golin e parë, në disfatën 2-4 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj gjigantëve të Anderlehtit.

Sula

Sula u hodh në fushë në startin e pjesës së dytë duke zënë vendin e Albaneses, teksa në minutën e 64-t, shënoi golin e nderit për Beveren.

sula (1)

Ky ishte goli i parë në 6 javët e para të kampionatit për shqiptarin, i cili vjen pas një periudhe dëmtimi, ku qëndroi jashtë për disa kohë. Kujtojmë që në të kaluarën Sula ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"