VIDEO/ Olainka nuk mjafton, Slavia duhet të kënaqet me Europa Ligën. Ikën edhe PAOK-u i Mihajt, ja skuadrat që kalojnë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 22:55

VIDEO/ Olainka nuk mjafton, Slavia duhet të kënaqet me Europa Ligën. Ikën edhe PAOK-u i Mihajt, ja skuadrat që kalojnë në Champions

Pavarësisht golit të shënuar nga Piter Olainka në minutën e 3’, Slavia e Pragës nuk ia ka dalë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, teksa janë mposhtur me përmbysje nga Midtjilandi 4-1 në “play off” të Ligës së Kampioneve dhe tashmë do të vazhdojnë aventurën në grupet e Ligës së Europës.

olainka

Shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampioneve, i janë prerë edhe PAOK-ut ku aktivizohet mbrojtësi i shqiptar, Enea Mihaj.

Këta të fundit janë mposhtur me rezultatin 1-2 në Greqi nga rusët e Krasnodar dhe eliminohen nga faza “play off”. Do të jetë Slacburgu skuadra e radhës që kalon në grupet e Champions-it, teksa kanë eliminuar me rezultatin e përgjithashëm 5-2 Makabi Tel Aviv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"