VIDEO/ Goli i Kastratit nuk mjafton, Lokomotiva e shqiptarëve ngec pa Uzunin dhe Çokajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 21:22

VIDEO/ Goli i Kastratit nuk mjafton, Lokomotiva e shqiptarëve ngec pa Uzunin dhe Çokajn

Lokomotiva e Zagrebit nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Istrës në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të kampionatit kroat. Ekipi i shqiptarëve kaloi i pari në avantazh me anë të Lirim Kastratit në minutën e 8-të. Festa e miqve zgjati vetëm 6 minuta pas Istra barazoi shifrat në minutën e 14-të.

Lokomotiva Zagreb - Istra 1-1

Një barazim ky që nuk e ndihmon shumë skuadrën kryeqytetase që ka si objektiv vendin e dytë që të dërgon në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Vlen të theksohet se trajneri i Lokomotivës nuk kishte në dispozicion në këtë ndeshje 2 futbollistët titullarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin dhe Enis Çokaj. Sfidën e radhës bardheblutë do e luajnë në shtëpi ndaj Varazdin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"