VIDEO/ Goli i Kale mjafton, Kukësi cinik i rrëmben Kamzës tre pikë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 15:05

VIDEO/ Goli i Kale mjafton, Kukësi cinik i rrëmben Kamzës tre pikë në shtëpi

Kukësi ka marrë një fitore të vlefshme 0-1 në fushën e vështirë të Kamzës.

kuksi kamza

Kuksianët janë treguar cinik duke shënuar një gol me anë të Kale që në fillimin e takimit, ndërsa më vonë kanë administruar rezultatin.

Vendasit e Kamzës kanë krijuar më shumë raste, por pa mundur të finalizojnë. Raçiç dhe Fukui kanë goditur traversën, por vetëm kaq.

kale

Kjo është një humbje që rëndon shumë për ekipin e Kazmës, sepse tani kanë vetëm 4 pikë më shumë se Teuta e vendit të parafundit.

SDFHJ

KAMZA 0-1 KUKËSI (Kale 6′)

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi në Kamëz, Kamza 0-1 Kukësi.

90’ Arbitri i katër akordon 4 minuta shtesë.

85’ Kukësi kryen edhe zëvendësimin e fundit. Largohet Idrizi dhe hyn mbrojtësi Alla.

rtgt

83’ Rustem Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli taktik të shkaktuar afër zonës së Kukësit.

81’ Ka tension në fushë, Racic dhe Musolli ndëshkohen me karton të verdhë

racic

78’ Kamza rrezikon përsëri. Racic godet traversën.

77’ Fukui fiton një faull afër zonës së Kukësit, e shkaktuar nga Zderiç.

73’ Kamza kryen edhe zëvendësimin e fundit. Largohet qendërmbrojtësi Çukovoç dhe hyn në lojë Raçiç.

71’ Idrizaj shërben për Filin. Ky i fundit kroson në zonë, por largon Dzaria per goditje këndi..

69’ Zëvendësimi i dytë për Kukësin. Largohet autori i golit, Kale, dhe në fushë hyn Ebipi.

67’ Rustem Hoxha largon një krosim nga zona, që mund të ishte i rrezikshëm, pasi pas tij qëndronte Rezi.

66’ Sebino Plaku prish në aksion të Kamzës, pasi pason shumë fort për Fukuin, i cili nuk mundi të arrijë dot topin që doli për rivënie anësore.

63’ Idrizaj dërgon një kros në zonë, por largon aty Rustem Hoxha për goditje nga këndi.

60’ Kale shkakton një faull shumë pranë portës së Kukësit. Mund të përfitojë Kamza!

57’ Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës të Kamzës.

56’ Shkodra gjuan furishëm nga goditja e dënimit. Gjuajtja e tij shkon pranë shtyllës.

55’ Ka një faull në dëm të Shkodrës. Kosovari merr përsipër goditjen e dënimit.

46’ Kamza e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime. Futen Rezi dhe Mehmeti në lenë fushën Malaj dhe Ymeraj.

45+’ Mbyllet pjesa e parë, Kamza 0-1 Kukësi.

45’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

45’ Ka karton të verdhë për Filip Zderic.

44’ Përplasje e rrezikshme në mesfushë mes Idrizit dhe Zguros, por fatmirësisht pa dëmtime.

35’ Rrumbullaku ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ E pabesueshme çfarë humbasin vendasit, Fukui trondit traversën nga brenda zonës .

26’ Pasim i mirë nga Arrabal për Plakun që ndodhet në zonë, por ky i fundit nuk arrin të kontrollojë topi.

15′ Mundësi e artë për Kamzën, Fili gabon në momentin e fundit

14’ Dzaria shkakton një faull në mesfushë në dëm të Fukuit.

10’ Ka një dëmtim për Amido Balden, që largohet nga fusha pas vetëm 10 minutash. Në fushë futet Ethemi.

6′ Gjuajtja e parë në portë, Kale kalon në avantazh miqtë me një goditje me të djathtën nga brenda zonës.

2’ Kamza e fillon rrezikshëm. Bruno Arrabal tenton një goditje nga jashtë zonës, por pret portieri Frashëri.

1’ Fillon sfida në Kamëz.

FORMACIONET ZYRTARE

KAMZA: Abdyli, Idrizaj, Çukoviç, Lelis, Zguro, Arrabal, Malaj, Fukui, Ymeraj, Fili, Plaku. Trajner: R.Ndreu.

KUKËSI: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Idrizi, Shkodra, Kale, Balde. Trajner: Peter Pakult.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"