VIDEO/ Goli i jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, një portier brazilian i lë të gjithë të shtangur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 14:08

VIDEO/ Goli i jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, një portier brazilian i lë të gjithë të shtangur

Brazili rrallë ka prodhuar portierë të mëdhenj në historinë e futbollit botëror, por një gjë është e sigurt, klasi në këmbët e tyre nuk mungon asnjëherë. Diçka të tillë e ka vërtetuar edhe Everson, i cili në ndeshjen e mbrëmshme, shënoi një gol fantastik ndaj Korinthiasit.

Ceara-750x430

Ai mori përsipër një goditje dënimi në minutën e 19-të, nga hyrja e zonës, dhe gjuajti në mënyrë perfekte, e në fund tundi rrjetën. Goli i shërbeu ekipit të tij, pasi në fund, Ceara fitoi 2-1 përballë Korinthiasit. Ky ishte goli i dytë në karrierën e portierit Everson, pasi më parë kishte shënuar edhe një gol me penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"