VIDEO/ Goli i Ibrës dhe Çalhanoglusë, Milani kalon pa shumë vështirësi raundin në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 22:25

VIDEO/ Goli i Ibrës dhe Çalhanoglusë, Milani kalon pa shumë vështirësi raundin në Europa Ligë

Milani nuk ka hasur shumë vështirë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës, teksa ka eliminuar irlandezët e Shemrok Rovers, ndaj të cilëve është arritur një fitore 2-0.

Milani

Një gol i ibrahimoviçit në minutën e 23’ dhe një supergol i Çalhanoglusë në minutën e 67’ i dhanë suksesin kuqezinjve në Europë. Në raundin e 3-të kuqezinjtë do të përballen me norvegjezët e Bodo/Glimt.

Kujtojmë se për italianët debutuan edhe dy blerjet e reja, Sandro Tonali dhe Brahim Diaz, të cilët u aktivizuan në minutën e 83’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"