VIDEO / Goli i Bajramit nuk mjafton, Interi kualifikohet në Kupë përballë Empolit të shqiptarëve falë “të larguarit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 23:35

VIDEO / Goli i Bajramit nuk mjafton, Interi kualifikohet në Kupë përballë Empolit të shqiptarëve falë “të larguarit”

Interi ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë duke eliminuar Empolin në një ndeshje të çmendur që është zgjidhur vetëm në kohët shtesë.

inter-empoli

 

Në ndeshjen ku titullar në radhët e Empolit ishte talenti i Shpresave kuqezi, Kristjan Asllani, ishte Interi që e nisi duelin me vrull dhe shënoi golin e avantazhit me anë të Sançez, “pa dashje” në lojë, pasi u aktivizua vetëm sepse Korrea u dëmtua pas pak minutash lojë.

Empoli reagoi në pjesën e dytë, kur me Bajramin e aktivizuar që në start, rriti ritmin e lojës. Pikërisht një aksion shqiptar me asistin e Asllanit dhe gjuajtjen e Bajramit solli barazimin 1-1 mes skuadrave, duke hapur plotësisht lojën. Empoli vazhdoi të sulmonte dhe vetëm pak minuta më vonë, gjeti golin e 2-1 me anë të gjuajtjes së Kutrones që u përplas në shpinnë e portierit Radu para se të shkonte në rrjetë, duke iu afruar shumë një fitoreje të bujshme. Por në minutën e 91-të erdhi barazimi me anë të Ranokias, i cili shënoi me një goditje spektakolare, për të çuar sfidën në kohët shtesë.

Aty, shënoi personi që më pak pritej, Stefano Sensi, i cili po bëhet gati të transferohet te Sampdoria dhe në teori as nuk duhej të ishte në këtë sfidë. Ai gjeti goditjen vendimtare në minutën e 104-t, për të shënuar golin e 3-2 për Interin, me rezultatin që nuk ndryshoi më dhe dekretoi kalimin e zikaltërve në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

INTER-EMPOLI 3-2
13′ Sançez, 90’+1′ Ranokia, 104′ Sensi / 61′ Bajrami, 76′ (ag) Radu

FORMACIONET ZYRTARE: 

adfdasfdfas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"