VIDEO/ Goli i 5-të në Zvicër, sulmuesi shqiptar i shënon edhe Bazelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 21:04

VIDEO/ Goli i 5-të në Zvicër, sulmuesi shqiptar i shënon edhe Bazelit

Futbollisti me origjinë shqiptare Shkëlqim Demhasaj është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran. 21-vjeçari që aktivizohet te skuadra e Luzernit gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Bazelit.

Demhasaj

Skuadra e tij u mund me rezultatin 1-4, teksa shqiptari shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të. Ky ishte goli i 5-të në kampionat për të.

Përveç Demhasajt në sfidën e sotme u aktivizuan edhe 3 futbollistë të tjerë, bëhet fjalë për mesfushorin e Luzernit Hekuran Kryeziu, dhe dy futbollistët e Bazelit Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka. Në minutën e 85-të, Kryeziu la fushën e lojës pasi u ndëshkua me karton të kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"