VIDEO/ Goli fenomenal me 8 sekonda lojë, PSG ia kopjoi skemën perfekte anglezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 21:11

VIDEO/ Goli fenomenal me 8 sekonda lojë, PSG ia kopjoi skemën perfekte anglezëve

Kilian Mbape vendosi të dielën në darkë një rekord të ri në kampionatin francez të futbollit, teksa shënoi golin më të shpejtë në historinë e Ligës 1, pas vetëm 8 sekondash lojë.

asdsadsadsad

Ekipi parisien ekzekutoi një skemë perfekt me Mesin i cili gjeti me një top në thellësi sulmuesin që nuk gaboi para portës ndaj Lilës. Por ky gjenialitet, nuk ishte pjellë e mendjes së këtyre lojtarëve, por një “kopje” e asaj që ka bërë klubi i Bornmuth një vit më parë ndaj Fullhemit.

Solanke ishte ai i cili ia doli të çonte topin në rrjetë në atë ndeshje, me skemën e cila u ekzekutua më shpejt, pasi është përllogaritur që topi shkoi në rrjetë në sekondën e 6. Që atëherë, shumë skuadra janë munduar ta kopjojnë, edhe Real Madrid në fundin e sezonit të kaluar, por vetëm PSG iu afrua me perfeksion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"