VIDEO/ Goli “fantazmë” vendos finalen, Tirana shpallet kampione e U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2019 | 15:30

VIDEO/ Goli “fantazmë” vendos finalen, Tirana shpallet kampione e U-17

Tirana U-17 ka fituar me rezultatin 1-0 në finalen e Superiores Shënkollin U-17 dhe kështu është shpallur kampione.

bandicam 2019-05-22 15-19-37-394

Ishte një ndeshje e cila pati vetëm një gol, por shumë grintë gjatë gjithë lojës.

Goli për Tiranën u shënua nga Stafa në minutën e 60-të dhe kishte kontestim pasi nuk u duk nëse topi kaloj vijën fatale apo jo.  Rezultati mbeti i pandryshuar në minutat e mbetura edhe pse Shënkolli bëri presion në portën kundërshtare.

Gjatë pjesës së dytë ka pasur dhe një ndërprerje të lojës, pas një faulli në mesin e fushës, tensioni është shfaqur mes lojtarëve dhe më vonë u përcoll në tribuna.

Situata e u qetësua dhe loja vazhdoi sërish pas pak minutash.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"