VIDEO/ Goli “fantazmë” i Panamasë që la SHBA jashtë Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 20:46

VIDEO/ Goli “fantazmë” i Panamasë që la SHBA jashtë Botërorit

Pas akuzave në ndeshjen e Amerikës së Jugut, mes Perusë dhe Kolumbisë, nuk ka kaluar pa polemika edhe ndeshja në Amerikën Qendrore, që luhej mes Panamasë dhe Kosta Rikës.

panama

Teksa SHBA po mundej nga ekipi më i dobët i grupit, Trinidad Tobago, nga ana tjetër Panamasë i mjaftonte një fitore që të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës. Por goli i barazimit që shënoi Panamaja, ka pasur shumë polemika.

Panama goli

Siç shihet edhe nga pamjet, topi ka shkuar deri tek vija fatale, por nuk e ka kaluar plotësisht që të quhet një gol i rregull, dhe më pas mbrojtësi i Kosta Rikës e largoi jashtë fushe. Por arbitri mori vendimin se topi ishte kishte kaluar vijën, dhe kështu akordoi golin për Panamanë.

Goli shkaktoi një mori deklaratash, por për më shumë la amerikanët jashtë botërorit, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1986.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"