VIDEO/ Goleadori Nuabueze “merr për dore” Laçin, Cungu leksion Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 14:55

VIDEO/ Goleadori Nuabueze “merr për dore” Laçin, Cungu leksion Vllaznisë

Fitore fantastike e Laçit! Skuadra e Armando Cungut ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2019-10-27 12-57-58-071

Ishte i përhershmi Nuabueze që me dopietën e tij, i dhuroi fitoren e rëndësishme kurbinasve, ndërkohë që Lushkja, vulosi shifrat në 3-0.

bandicam 2019-10-27 14-18-00-126

Një triumfi i merituar për bardhezinjtë, të cilët e dominuan sfidën! Me fitoren e sotme, Laçi u  ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Skënderbeu. Në sfidën e radhës kurbinasit do të jenë mysafir në Korçë, ndërkohë që Vllaznia do të presë Bylisin!

FT: LAÇI – VLLAZIA 3-0

Nuabueze 39′, 52′, Lushkja 60′   

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

87’ Largohet nga fusha e lojës Lushkja dhe aktivizohet Ymeri.

86’ Shkodranët janë të dorëzuar dhe nuk po arrijnë më as të shtyjnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

80′ Zëvendësim edhe te Vllaznia, largohet Ramadani, në lojë Emerson!

80′ Zëvendësim te Laçi, largohet Xhixha në lojë Malçi!

79′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin me Xhixhën, por gjuajtja e 21-vjeçarit brenda zonës shkoi mbi traversë!

77′ Pranë golit të katërt Laçi me Elvi Berishën! Futbollisti i aktivizuar në pjesën e dytë, merr një asist nga Xhixha, teksa shumë pranë vijës fatale ka bërë të pamundurën duke gjuajtur jashtë!

69′ Zëvendësim i parë te Laçi, largohet nga loja heroi Nuabueze, vendin e tij e zë Elvi Berisha!

60′ GOOOOL LAÇI 3-0/ Shkërmoqen shkodranët, Regi Lushkja shënon golin e tretë! Pas një kundërsulmi, Teko del i vetëm përballë Sherrit, por ndalet nga gardiani shkodran, më pas topi shkon te Lushkja, që dhuron spektakël brenda zonës, shmang dhe portierin dhe me portë të boshatisur trefishon rezultatin! 

 

56′ Juljan Shehu është i ndëshkuari i parë i laçianëve!

55′ Tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Shehi, vendin e tij e ze Uenderson!

54′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë!

52′ GOOOOL LAÇI 2-0/ Sërish Nuabueze! Fantastik sulmuesi i skuadrës kurbinase! Pasi rrëmben një top në mesfushë, depërton bukur nga qendra, teksa në hyrje të zonës, me një të djathtë vrastare ka mposhtur për herë të dytë portierin Sherri! Dy gola të ngjashëm me njëri-tjetrin. I jashtëzakonshëm Nuabueze! 

 

51′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Bardulla vendin e tij e zë Godfrei.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Gilman Lika provon me një gjuajtje, por kontrollon portieri Shtazhilla!

39′ GOOOOL LAÇI 1-0/ I përhershmi Nuabueze kalon në avantazh kurbaniasit! Sulmuesi lëshon një predhë me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës të mbrojtur nga Sherri! Në festë laçianët! 

32’ Dy harkime nga krahët radhazi të Vllaznisë, por Stazhilla është i vëmendshëm në zonën e tij dhe kontrollon lehtë lojën në ajër.

28′ Teko provon me të majtën, topi shkon mbi kuadratin e Sherrit!

27′ Lika harkon një top nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri Stazhilla!

21′ Tjetër karton i verdhë për Vllazninë, ndëshkohet edhe Ndriçim Shtubina!

18′ Vllaznia provon me Gurishtën, i cili lëshon të majtën brenda zonës, por topi ka shkuar jashtë kuadratit të Stazhillës!

15′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë! Kartoni i 4-t për mesfushorin shkodran, i cili do të mungojë ndeshjen e ardhshme ndaj Bylisit.

11′ Momente tensioni, Xhixha përplaset me Gilman Lika, të 2 futbollistët këshillohen nga gjyqtari maltez.

bandicam 2019-10-27 13-12-19-571

9′ Goditje këndi për Laçin, Teko harkon me të majtën, për Turkajn, por ndal rrezikun mesfushori Ramadani. Vazhdon të qëndorë përpara skuadra e Cungut!

5′ Nisje e mirë për Laçin, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e shkodranëve!

1′ Vendasit e nisin në sulm dhe provojnë të surprizojnë me Lushkjan, por largojnë mborjtësit e Vllaznisë! 

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu. lac

VLLAZNIA: Sherri, Malota, Ristevski, Shehi, Gurishta, Marku, Ramadani, Krymi, Bardulla, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz.

vllaz

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"